Përkrahte ISIS me postime në rrjete sociale, Apeli i GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg El Salih Ibrahim (Lekica)

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën me 2 vite e 8 muaj burg për Ibrahim Lekicën, i njohur ndryshe dhe me emrin El Salih.

Ai akuzohet se përkrahte ISIS.

Ibrahim El Salih përdorte profile false në rrjetet sociale, ndërsa akuzohet si person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS.

Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.