Milinkoviç transferimi i radhës në Arabi?

Al Hilal dhe Lazio janë duke kompletuar dokumentacionin për transferimin e Milinkoviç Saviç, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Arabët i kanë ofruar italianëve 40 milionë euro, plus bonuse, për ta liruar nga kontrata mesfushorin, për të cilin kishte interesim edhe nga klube të mëdha evropiane, përfshirë këtu Juventus.

Milinkoviç do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me kubin e ri, duke përfituar 20 milionë euro për sezon.