Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, pushuesi në gjendje të rëndë në spital

 Një pushues ka rrezikuar mbytjen ditën e sotme në plazhin e Tales. Mësohet se kanë qenë pushuesit dhe punonjësit e lokaleve aty pranë, të cilët e kanë ndihmuar dhe e kanë nxjerrë nga deti pushuesin.

Më pas janë njoftuar autoritetet dhe pushuesi është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore nga ambulanca.