Bayerni përmirësoi ofertën, Tottenhami kthen përgjigje për Harry Kane

 

Fillimisht 70 milionë euro plus bonuse, e më pas 80 milionë euro plus bonuse, Bayerni është i fiksuar me Harry Kane, por kjo shifër nuk mjafton për ta transferuar në Mynih. Të paktën kështu raporton eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar edhe përgjigjen për ofertën e fundit që bavarezë i bënë “Spursave” për yllin e skuadrës së tyre.

Tottenhami e ka refuzuar kategorikisht këtë ofertë duke i bërë me dije Bayernit se kjo shumë është e ulët në raport me pritshmëritë e londinezëve. Për të blerë Harry Kane duhen të paktën 100 milionë euro plus bonuse, por Bayerni nuk ka arritur ende te kjo ofertë.

Megjithatë, mundësia që Kane të veshë fanellën e gjigantit gjerman është shumë e lartë pasi Tuchel po e kërkon me ngulm sulmuesin 29-vjeçar. Alternativa e tij është Victor Osimhen i Napolit, por bavarezët kanë dalë nga gara për shkak të shumës së lartë që kërkon De Laurentiis.