Casemiro: Messi vulosi një epokë, kush e do futbollin e admiron kampionin e botës

Ish-mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka folur së fundmi për Leo Messin, duke thurur lëvdata për ish-kapitenin e Barcelonës.

Sipas lojtarit të Manchester United, argjentinasi vulosi një epokë.

“Ai nënshkroi një epokë, nuk mund të mohohet. Ai ka qenë gjithmonë një rival, kur kam luajtur kundër Barçës, apo kundër Argjentinës. Nuk kishte asnjë shans për të shpëtuar ndaj tij. Ata që e duan futbollin nuk është e mundur të mos e pëlqejnë Messin. Është i admirueshëm”, tha Casemiro.