Aksident tragjik në Lezhë-Shkodër/ Makina përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motori.

60-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.