Gerrard: Kampionati i Arabisë Saudite do të jetë një nga më të mirët në botë

“Liga Saudite mund të bëhet një nga kampionatet më të mira në botë”-ose të patën kështu thotë Steven Gerrard, trajneri i ri i Al-Ettifaq.

Në një prononcim të bërë për mediet arabe pas marrjes së drejtimit të skuadrës së Al-Ettifaq, tekniku foli për potencialin e kampionatit vendas, ndërsa shtoi se aty ka shumë ambicie.

“Të gjithë kemi ambicie të vazhdojmë ta rrisim këtë kompeticion. Klubi ka njerëz të shkëlqyer brenda tij, kur erdha këtu u ndjeva si në shtëpinë time”, deklaroi Gerrard.