Legjenda e tenisit kërkon të dashur në…internet

Venus Williams është një nga tenistet më të forta të historisë së këtij sporti dhe për këtë nuk ka askush dyshime, por raketa amerikane nuk është po kaq e fortë edhe në marrëdhëniet sentimantale.


Aktualisht single, motra më e madhe e familjes Williams është regjistruar në aplikaconin “Raya” i specializuar në bashkimin e njerëzve single nga e gjithë bota.

43-vjeçarja që këtë sezon u eleminua në Wimbledon nga Elina Svitolina, shkruan në postimin e fundit se momentalisht ndodhet në Londër por vendi ku jeton është Palm Beach në Florida.

Ajo ka publikuar një foto me qenin e saj të quajtur Harry. Venus është 5 herë kampione e Wimbledon ndërsa lidhjen e fundit publike e ka pasur me Nicholas Hammond me të cilin u nda në vitin 2019.