Jo vetëm vëllezërit Shpendi, një tjetër sulmues shqiptar për klubin italian

Aristidi Kolaj u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Alessandria te Pescara. Klubi i Serie C pagoi 100 mijë euro për kartonin e sulmuesit të djathtë shqiptar.

Ish-lojtari i Shqipërisë U21 zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi dy gola me skuadrën e Zdenek Zeman, që mbërriti deri në fazën play-off.

Por, shtypi italian shkruan se Kolaj nuk bën më pjesë në planet e “bohemit”. Dhe e ardhmja e tij mund të jetë Cesena.

Klub ku luajnë edhe dy vëllezërit e talentuar Shpendi: Steven dhe Cristian. Klubi bardhezi synon rikthimin në Serie B.

Dhe Kolaj cilësohet si një përforcim i rëndësishëm për organikën e skuadrës italiane.