FOTO/ Postimi i papritur, gruaja e Açerbit shfaqet nudo në rrjetet sociale dhe tërbon ndjekësit

Gruaja e mbrojtësit të Interit, Françesko Açerbi, ka çuditur të gjithë ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale me një foto që pakkush e priste.

Klaudia Skarpari, partnerja e futbollistit, ka pozuar në mënyrë të papritur tërësisht nudo.

Çifti prej kohësh ka bërë të ditur se është në pritje të një fëmije dhe Klaudia ka dashur të ndajë me ndjekësit gjendjen e saj.

Por pakkush priste që ajo të pozonte tërësisht e zhveshur.

Sigurisht, duke mbuluar pjesët intime për të mos thyer rregullat e Instagramit, por që gjithsesi ka mjaftuar që të marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj.