Chelsea blen talentin 17-vjeçar nga Evertoni

Chelsea vazhdon punën në merkato, ndërsa së fundmi ekipit të “Bluve të Londrës” iu është afruar një talent.

Përmes rrjeteve sociale, Chelsea ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit 17-vjeçar, Samuel Smith nga Everton.

Talenti ka firmosur me Chelsean deri në vitin 2026, ndërsa si fillim do të bashkohet me ekipin e U-21 të “Bluve të Londrës”, për të kaluar më pas te skuadra e parë në varësi të ecurisë.