Lëvizje e rëndësishme e Partizanit, vjen firma e re në kontratë me Andri Hadroj

Klubi i Partizanit ka bërë një lëvizje të rëndësishme duke siguruar rinovimin me një nga elementët më të spikatur të të kuqve.

Andi Hadroj, mbrojtësi i cili është grumbulluar së fundmi rregullisht me kombëtaren dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të huaja, ka rinovuar me të kuqtë.

Ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se 24-vjeçari ka hedhur firmën në marrëveshjen e re që e lidh deri në vitin 2026 me të kuqtë.

“Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Andi Hadroj. Mbrojtësi 24-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026.

Një hap që konkretizon pozitivisht të ardhmen e titullarit të kampionëve, njëkohësisht edhe kontingjent i ekipit tonë përfaqësues”, shkruhej në postimin e të kuqve që zyrtarizonte firmën mes palëve.