Zbulohet shtëpia e barit e shqiptarëve me vlerë 9 milionë paund në Manchester, dhjetëra të arrestuar

Më shumë se 50 persona janë arrestuar në Britani pasi dyshohet se janë të përfshirë në një bandë kriminale të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Mediat e huaja shkruajnë se pas një hetimi një mujor është bërë i mundur kapja e anëtarëve të bandës kriminale dhe është bërë sekuestrim i 10 000 bimëve kanabis me vlerë miliona paund.

Operacioni i Policisë së Mançesterit kishte për qëllim trajtimin e “grupeve kriminale shqiptare” lidhur me rritjen e kanabisit dhe pastrimin e parave në të gjithë rajonin.

“Bandat kriminale, të përfshira në disa nga krimet më të rënda dhe më të tmerrshme, përdorin prodhimin dhe shitjen e kanabisit si një pjesë themelore të sipërmarrjeve të tyre kriminale. Unë e kuptoj që njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme për kanabisin, por unë do t’u bëj thirrje njerëzve që e shohin atë vetëm si një qese me barërat e këqija të mendojnë dy herë për implikime dhe shfrytëzimin e dhunën që është e lidhur në mënyrë të pamohueshme me kultivimin e kanabisi.” Ka thënë Inspektori i detektivit Paul Crompton

Ndër të tjera në media thuhet se 10,000 bimët e kanabisit të sekuestruara arritën në një vlerë prej rreth 9 milion £, ndërsa oficerët konfiskuan gjithashtu rreth 24,000 £ në para.

Në total u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivim kanabisi dhe për marrjen e energjisë elektrike, por edhe një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrim parash, posedim droge me qëllim furnizim dhe armëmbajtje.