VIDEO/ Sulmuesi shqiptar bëhet protagonist, i shënon Anderlehtit në miqësore

Indrit Tuci ishte protagonist në sfidën miqësore që Lokomotiva e Zagrebit humbi 1-3 ndaj Anderlehtit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa gjeti rrjetën në minutën e 55’, që edhe pse nuk e ndihmoi skuadrën, sërish tregoi kualitetin që ka.

Tuci përfitoi mjaft mirë nga një gabim në mbrojtje duke e “nuhatur” golin dhe me një gjuajtje të menjëhershme çoi topin në rrjetë.