Dhuna barbare/ Policia operacion për të shpallurit në kërkim

Në funksion të arrestimit të 4 personave të shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja për një konflikt për punimet në gurore, Policia po ushtron kontrolle në banesa dhe biznese.

Kontrollet që kanë nisur në orët e para të mëngjesit, po kryen në Nikël dhe Tapizë.

Në kërkim për ngjarjen e rëndë janë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja dhe Rexhep Rraja.

Teksa dje në pranga 4 persona të tjerë, të identifikuar nga video e bërë publike nga momentet e dhunës me mjete të forta.