Inter, përparojnë negociatat për Lukakun: 30 milionë gati për Chelsean

Romelu Lukaku po i afrohet gjithnjë e më shumë Interit. 

Sulmuesi belg është gati të fillojë aventurën e tretë me zikaltërit dhe këtë herë, ndryshe nga viti i kaluar, jo më përkohësisht. 

Në fakt, Big Rom ishte transferuar te Inter sezonin e kaluar nga Chelsea, por në fund ai ishte kthyer në Londër pas përfundimit të huazimit. Palët po punojnë gjithmonë për konfirmim dhe së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje.