FOTO/ Pushimet luksoze të Erling Haaland në jug të Francës

 

Këtë sezon të fundit ai ka shënuar 56 gola të pabesueshëm ku ndihmoi Cityn të fitojë Premier League, FA Cup dhe Champions League të parë në sezonin e tij të parë në klub.

Me 56 gola të shënuar në sezonin e parë te Manchester City dhe tri trofetë e fituar, Erling Haaland ka të gjithë të drejtën e botës të shijojë pushimet.

Dhe norvegjezi i artë po e bën këtë më së miri duke marrë rreze dielli në bordin e një jahti luksoz, në jug të Francës.

Haaland ka përkrah të dashurën e tij Isabel Johansen, e cila e ndihmon edhe për t’i stiluar gërshetat e tij të famshme.

Dyshja duket që po kalojnë momente të mrekullueshme, teksa zhyten në ujë dhe tregojnë aftësitë e skijimit në ujë së bashku me miqtë e tyre.