Immobile refuzon 35 milionë euro nga Arabia Saudite

 

Arabia Saudite vijon të hedhë grepat në Europë, për të rrëmbyer yjet. Megjithatë, jo të gjithë joshen nga kontratat milionere të ofruara. Ky është edhe rasti i Çiro Imobile.

Sulmuesi i Lacios refuzoi kontratën 2-vjeçare, nga e cila do të përfitonte 35 milionë euro, nga një prej klubeve më të mëdha të Lindjes së Mesme.

Kapiteni i bardhekaltërve e konfirmoi ofertën, por nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti italian. Për më tepër, as në zyrat e Lacios nuk u dorëzua një ofertë formale për kartonin e sulmuesit.