Lukaku shpreson rikthimin tek Interi, java e ardhshme është vendimtare

 

Romelu Lukaku është momentalisht pjesë e Chelsea pasi është kthyer në Londër pas huazimit 1-vjeçar tek Interi. Shpresa e sulmuesit belg për të ardhmen e tij është të rikthehet përgjithmonë në Milano.

Siç raportojnë mediat italiane, të mërkurën e ardhshme më datë 12 korrik do të zbardhet gjithçka për sa i përket rikthimit të Lukakut tek Interi. klubet momentalisht janë në negociata dhe përgjigja përfundimtare rreth sulmuesit 30-vjeçar do të jepet javën e ardhshme.

Synimi i zikaltërve për Lukakun është që fillimisht ta huazojnë dhe më pas ta blejnë përfundimisht për shifrën e 35 milionë euro.

Në 37 paraqitje sezonin që lamë pas me Interin në të gjitha kompeticionet, Lukaku arriti të realizojë 14 gola me fanellën zikaltër.