Zbulohen rolet e aktorëve të filmit ku protagonistët kryesorë janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari

Ish-konkurentët e “BBV” Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy protagonistët të  filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, i cili do të shfaqet së shpejti në kinematë shqiptare.

Filmi flet për një histori dashurie të dy ish-banorëve, mirëpo së fundmi janë zbuluar edhe disa nga rolet e aktorëve të tjerë të filmit.

Një tjetër histori dashurie është ajo e motrës së Oltës në film, Sara Hoxhës me Roerd Toçe ku kjo e fundit sapo është kthyer nga italia.

Ndërsa përsa i përket prindërve të dy vajzave janë aktorët e njohur, Ndriçim Xhepa dhe Zamira Kita.

Ish-bannorja e “BBV”, Deamichele Hoxha në këtë film do të ketë rolin e shoqes së ngushtë të Oltës, ndërsa Sotiraq Bratko do të ketë rolin e dajës së kësaj të fundit.