FOTO/Çfarë po ndodh mes tyre? Kim Kardashian shfaqet nën shoqërinë e Kylian Mbappe

Edhe pse francez, Kylian Mbappe iu është bashkuar festës së amerikanëve për 4 korrikun, që shënon dhe pavarësinë e Shteteve të Bashkuara.

Ai u pa pranë modeles së njohur miliardere, Kim Kardashian, në një festë ku ngjyra që duhej veshur ishte vetëm e bardha. E pasi pamjet u shpërndanë në internet, fansat spekuluan se ka mund të ketë diçka mes yllit të PSG dhe Kardashian.

Kujtojmë se në festën e organizuar e cila mblodhi shumë emra të njohur për Hollywood-in, pati të pranishëm yjet si: Leonardo DiCaprio, Kendall Jenner, Justin Bieber, Jay Z dhe Beyonce.