Aksident i rëndë në Dukagjin, fuoristrada del nga rruga dhe bie në humnerë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në njësinë Pult të Dukagjinit.

Mësohet se fuoristrada ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në humnerë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i automjetit të aksidentuar, Gjelosh Rushaj.