Mungoi në ditëlindjen e tij, Don Xhoni reagon pas raportimeve se nuk flet me Butrint Imerin

Butrint Imeri dhe Don Xhoni kanë qenë miq shumë të mirë dhe janë shfaqur vazhdimisht bashkë.

Të njëjtit kanë realizuar edhe bashkëpunime, ndërsa janë parë në pushime e në çdo vend me njëri-tjetrin.

Megjithatë, së fundmi dyshja kanë lënë të dyshohet se kanë prishur raportet.

Kjo pasi reperi nga Drenica mungoi në festën e ditëlindjes së 27-të të Butrintit, që u organizua me miq dhe familjarë.

E veç kësaj, ata shihen se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Duket se këto aludime i ka komentuar edhe vetë krijuesi i hitit “Dilema” me anë të një postimi në InstaStory.

Ai shihet në një makinë, ndërsa ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”.

Postimi i tij vjen pasi shumë nga fansat e njerëzit në rrjet kanë komentuar marrëdhënien e tyre.