Kaka përsëri së bashku me Ancelottin, mund të bëhet pjesë e stafit të tij

Leite Kaka mund të punojë prapë bashkë me Carlo Ancelottin.

Legjenda braziliane ishte pjesë e Milanit të suksesshëm që udhëhiqej nga trajneri italian.

Dyshja mund të bashkëpunojnë prapë, por këtë radhë në Kombëtaren e Brazilit.

Në fakt, Kaka mund të bëhet pjesë e stafit të trajnerit aktual të Real Madridit, kur ky i fundit ta marrë në dorë ekipin “Seleçao” në verën e vitit të ardhshëm,

Ata kishin punuar së bashku në periudhën 2003-2009 në Itali, ndërsa sukseset që i kishin me kuqezinjtë synojnë t’i kenë edhe me Kombëtaren jug-amerikane.