FOTO/ Turi i luksit: Rama me avionin e tij personal në vendet e rajonit

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Shkup për të nisur një tur rajonal.

Por edhe pse analistët dhe gazetarët janë ndalur kryesisht te protagonisti i pavlerë i Ramës me këtë tur, një fakt tjetër është akoma më tronditës.

Rama po i përshkron këto distanca të shkurtra në mënyrë luksoze.

Kryeministri i vendit më të varfër në rajon dhe në kontinent, po fluturon me avionin e tij personal.

Kjo shihet edhe në fotot e shpërndara nga Shkupi, kur Rama zbret nga ‘Ismaili’ i tij, sikur të ishte kryeministri i Gjermanisë apo presidenti i SHBA.

Të gjitha këto janë kosto në shpinë të taksapaguesve shqiptarë.

Kujtojmë se Rama ka bllokuar çdo hetim për skandalin e avionit personal, i cili sipas dëshmive, ka edhe dhomë gjumi.