Futsall: Prishtina mëson kundërshtarët e saj në Champions League

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01, i ka mësuar kundërshtarët e saj me të cilët do të luajë në fazën grupore në Champions League.

Ky klub bën pjesë në grupin D, kundërshtarët e tij do të jenë:

KSC Lubawa, nga Polonia, Utleira Idrettslag, nga Norvegji dhe Isbjorninn nga Islanda.

Ndeshjet e para të raundit parakualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni.

Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë.

Ndeshjet e “Main Round” do të luhen nga 24 deri në 29 tetor.