PSG largon Galtier, stoli i besohet ish-trajnerit të Spanjës

 

Christophe Galtier nuk është më trajner i Paris Saint Germain. Ai pritet të zëvendësohet nga Luis Enrique, ish-trajner i Spanjës që ishte alternativa e preferuar e sheikëve.

Njoftimi zyrtar për ndryshimin në stol u dha nga kampionët e Francës, që pas negociatave të gjata, arritën të gjenin akordin me teknikun përprishjen e kontratës. Bashkëpunimi u ndërpre pas ecurisë jo të mirë të skuadrës, që pavarësisht se fitoi titullin, zhgënjeu përsëri në Champions.

Mbi të gjitha Galtier nuk arriti të menaxhonte si duhej yjet e parizienëve dhe tensionet brenda ekipit. Goditja më e madhe ishin akuzat dhe më pas arrestimi i trajnerit për diskriminim fetar dhe racor. Edhe pse Galtier kishte një vit të mbetur në kontratë, Paris Saint Germain vendosi ta largonte.

Për prishjen e kontratës, trajneri përfitoi 10 milionë euro dëmshpërblim. “Klubi falënderon trajnerin dhe asistentët për profesionalizmin e treguar dhe i uron më të mirën në karrierë”, thuhej në njoftimin e parizienëve.

Stoli i PSG do ti besohet Luis Enrique. Njoftimi i parakohshëm u dha në faqen e parë të gazetës “L’Equipe”, sipas të cilës trajneri spanjoll do të nisë aventurën e re në kryeqytetin francez. Synimi mbetet që Paris Saint Germain të jetë protagonist në Europë, ç’ka është objektivi kryesori pronarëve të klubit.