", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/05/auto_Screenshot_141688559054.jpg", "width": 900, "height": 485 } }

Turisti që gdhendi emrin te Koloseu kërkoi falje

Ka reaguar turisti 27 vjeçar i cili një javë më parë gjatë një vizite në Itali, kishte gdhendur inicialet e emrit të të dashurës së tij në një mur të Koloseut.

I riu Ivan Dimitrov, gjimnast nga Bullgaria, ka kërkuar falje në lidhje me veprimin e tij dhe ka pretenduar se e bëri atë që bëri sepse nuk e dinte që vendi ishte monument arkeologjik.

Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale turisti bullgar shihej duke gdhendur emrin e tij dhe të dashurës së tij me një çelës në një mur të brendshëm të amfiteatrit të lashtë romak.

Njëzet e shtatë vjeçari Ivan Dimitrov, gjimnast nga Bullgaria, i cili jeton përgjithmonë në Bristol të Britanisë së Madhe , u identifikua pas një përpjekjeje të madhe nga policia italiane, Shoqata Italiane e Hoteleve dhe punonjësit e Koloseut gati të gjobitet me tetëmbëdhjetë mijë euro.

Në letrën e tij drejtuar kryetarit të bashkisë së Romës Roberto Gualtieri dhe banorëve të Qytetit të Përjetshëm, Dimitrov u kërkon falje të gjithë atyre që “me përkushtim dhe sakrificë mbrojnë vlerën e paçmuar historike dhe kulturore të Koloseut”, ndërsa në të njëjtën kohë shton se “ ai nuk e kuptoi se ishte në këtë vend të njohur dhe vetëm atëherë u njoftua se ishte një monument antik.

27-vjeçari në letrën e tij të shkurtër i kërkon falje “italianëve por edhe gjithë botës” për dëmin që i shkaktoi një monumenti që është pjesë e trashëgimisë ndërkombëtare.