", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/05/auto_Screenshot_41688539033.jpg", "width": 900, "height": 485 } }

Zyrtare/ Roberto Firmino lojtari i Al Ahli

Tashmë është zyrtare, sulmuesi brazilian është lojtari më i ri i Al Ahli në Arabinë Saudite.

Pasi klubi i Liverpool nuk i rinovoi kontratën, Firmino mbeti një lojtar i lirë në fund të sezonit. Pati disa interesime nga klube nga Europa, por tashmë Firmino është konfirmuar zyrtarisht si lojtari i klubit saudit.

Kontrata e brazilianit me klubin do të jetë deri në qershor të vitit 2026 dhe do të gjejë si shok skuadre ish-portierin e Chelsea, Edouard Mendy.