Aksion kundër kultivimit të kanabisit, FNSH zbarkon në Krujë

Një aksion policor në zonën e Krujës ka nisur prej orëve të para të ditës së sotme.

Aksioni po zhvillohet kundër aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.

Që në orët e para të mëngjesit dhjetëra forca policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë të angazhuara në këtë operacion dhe ndodhen në terren.