Egnatia mbyll përgatitjet në Turqi me një barazim ndaj ekipit rus, Gjilani mposht Kukësin në miqësore

 

Egnatia ka mbyllur ditën e sotme fazën përgatitore në Turqi ku zhvilloi edhe një ndeshje miqësore ndaj ekipit rus, Orenburg. Ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin e bardhë 0-0.

Vetë klubi i Egnatias ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se tashmë ekipi do të nisë përgatitjet për ndeshjen e parë në Conference League kundër Ararat Armenia.

Sakaq një ndeshje miqësore ditën e sotme ka zhvilluar edhe skuadra e Kukësit. Verilindorët u përballën me Gjilanin e Kosovës, ku miqësorja përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me shifrat 2-1. Një autogol dhe një rrjetë e tundur nga Baton Zabërgja kanë mjaftuar që Gjilani të triumfojë ndaj verilindorëve.