Pronari i Inter Miamit zbulon prapaskenat e transferimit të Messit

 

“Negociatat me Messin kanë zgjatur tre vite”. Kjo është fjalia që pronari i Inter Miamit, Jorge Mas thotë në intervistën për “El Pais”, ku zbulon disa detaje që çuan deri në transferimin e yllit argjentinas te skuadra amerikane.

“Negociatat me Messin kanë zgjatur tre vite. Në një vit e gjysmë ne kemi pasur shumë biseda me babain e tij, Jorgen. Këtë tratativë e kam konsideruar të mbyllur që në fundin e majit.

David Beckham ka folur me Leon, por vetëm për çështje futbollistike, sepse ai luante akoma te PSG. Nuk doja që ai të ndjente asnjë presion”, tha ndër të tjera Jorge Mas në intervistën e tij.