Skuka dhe Xhixha shkëlqejnë në miqësore, realizojnë golat e fitores për skuadrat e tyre

 

Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha kanë shkëlyqer në miqësore me skuadrat e tyre. Ish-sulmuesi i Partizanit i cili kaloi një gjysmësezoni jo fort të mirë te Metz, është transferuar te Maribor, aty ku po jep sinjale pozitive në startin e aventurës.

Në miqësoren e fundit, Maribori mposhti Slaven Belupo me rezultatin e pastër 2-0. Në këtë ndeshje Xhuliano Skuka arriti të realizonte një nga golat që i dhanë fitoren skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër, Qarabag triumfoi ndaj CSKA Sofias me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha. Sulmuesi shqiptar realizoi në fundin e pjesës së parë  të vetmin gol që mjaftoi për fitoren e Qarabagut