Zbulohet se sa do të paguhet Szoboszlai te Liverpooli

Mesfushori hungarez kaloi në radhët e The Reds nga RB Leipzig për shumën e 70 milionë eurove.

Ai do të bartë numrin tetë në fanellën e Liverpoolit, mirëpo tifozët padyshim duan të dinë pagën e tij.

Sipas Daily Telegraph, ai do të fitojë 140 mijë euro në javë, e që nuk është aq e lartë për shumën që është paguar.

Jurgen Klopp do të shpresojë që të nxjerr më të mirën nga ai, së bashku me Alexis Mac Allister, që po ashtu është përforcim në mesfushë.

Kështu, gjermani bëri një freskim në mesfushë, duke synuar që të rikthehen në krye të Ligës Premier, pasi sezonin e kaluar përfunduan në vendin e pestë.