PSG futet në garë për Gabriel Veiga

Paris Saint Germain ka hyrë në garë për mesfushorin e Celta Vigos, Gabriel Veiga.

21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve këtë sezon me paraqitjet e tij me spanjollët.

Sipas mediave britanike, kampionët e Francës janë të gatshëm të derdhin në arkat e klubit Galician 43 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të lojtarit.

Veiga kërkohet edhe nga Barcelona, por edhe klube të tjera angleze.

Kontrata e futbollistit me Celtën është e vlefshme deri në vitin 2026.