Dy klube gjigante pas djalit tjetër të Lillian Thuram

Liverpooli dhe Bayern Munchen janë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të nënshkruar me Kephren Thuram.

Sipas asaj që shkruan “Foot Mercato”, bavarezët duan të afrojnë në skuadër lojtarin, me drejtuesit e klubit që tashmë e kanë prioritet.

22-vjeçari luan me Nice prej vitit 2019. Thuram nuk është një emër i padëgjuar pasi Kephien është djali i legjendës Lillian dhe vëllai i sulmuesit Marcus që u transferua tek Inter.

Mbetet për t’u parë konkretizimi i interesimeve të 2 klubeve.