Po finalizohet transferimi rekord, Rice do t’i bashkohet Arsenalit këtë javë

Arsenali është afër kompletimit të transferimit të Declan Rice nga West Ham United.

“The Guardian” ka raportuar se klubi londinez është afër finalizimit të strukturës së pagesave për transferimin e përfaqësuesit të Anglisë.

Ky transferim Arsenalit në total do t’i kushtojë 105 milionë paundë, që është një rekord për klubin, por edhe për një futbollist anglez.

Pjesa e garantuar prej 100 milionë paundëve pritet të paguhet në tre këste gjatë 24 muajve.

Bisedimet mbi detajet përfundimtare të bonuseve janë duke vazhduar, teksa Rice pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe t’i bashkohet “Topçinjve” këtë javë.

24-vjeçari ka marrëveshje personale me Arsenalin për një kontratë afatgjate.