Me foton e papublikuar më parë Dua Lipa uron partnerin për ditëlindje!

Regjisori i njohur njëkohësisht edhe partneri i Dua Lipës, Romain Gavras feston sot ditën e tij të lindjes. Artistja me origjinë shqiptare ka vendosur ta urojë publikisht partnerin e saj duke postuar një foto të tyre bashkë ku shihen të përqafuar teksa shkruan në frëngjisht: “Gëzuar ditëlindjen, zemër”.

Kujtojmë që prej kohësh Dua dhe Romain përfliteshin për një romancë, mirëpo vetëm në Festivalin e Kanës ata vendosën të shfaqeshin bashkë duke rrëmyer të gjithë vëmendjen.