U arrestua për 47 kilogram kokaine, GJKKO kthen për hetim dosjen e babait të Arbër Cekajt. Ja çfarë dyshohet
GJKKO ka kthyer për hetim në Prokurorinë e Posaçme, SPAK dosjen ndaj Selim Cekajt, babai i Arbër Cekajt i dënuar me 14 vite burg për trafikim kokaine.
Burime për Panorama bëjnë me dije se dosja e Selim Cekajt është kthyer për hetim pasi SPAK kërkoi pushim të hetimeve, pasi nuk kishte prova.
Selim Cekaj dyshohet për transportin e 47 kg kokaine, ndërsa djali i tij është dënuar me burg për transportimin e 613 kg kokaine.