Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton mbërrin në vendin tonë

Ish presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka mbërritur në vendin tonë. Ai është pritur nga kryeministri Rama në Rinas.

Clinton, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë, do të jetë për një vizitë njëzetekatër orëshe në vendin tonë.

Një ditë më parë u bë publike edhe axhenda e vizitës së Clinton.

Rreth orës 19:00 Clinton do të pritet në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar.