Juventusi me plane të qarta në merkato, nis nga puna për mbrojtësin e Manchester Cityt

Juventusi duket se ka nisur fuqishëm nga puna në merkato, ku pas zyrtarizimit të Ueahs kërkon të transferojë dhe disa lojtarë të tjerë.

Siç bën me dije “El Mundo Deportivo”, bardhezinjtë janë vënë në ndjekje të Ajmerik Laporte.

29-vjeçari nuk është më i lumtur te “qytetarët” pasi ka humbur vendin e titullarit dhe për këtë arsye është në kërkim të një skuadre tjetër.

Për të prej kohësh interesohej dhe Barcelona, por sipas prestigjiozes spanjolle, Juventusi është në “pole-position” për francezin e natyralizuar spanjoll.