I dogji dy herë lokalin Noizy-t, lihet në burg kushëriri i reperit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Eraldo Musteqajn, i cili i dogji 2 herë lokalin kushëririt të tij, reperit të njohur Noizy.

26-vjeçari akuzohet edhe për zjarrvënie të qëllimshme në derën e banesës së nënës së Noyzit.

Ngjarjet u zbardhën javën e kaluar pasi lokali i Noizy-t në zonën e Currilave u dogj për herë të dytë, një ditë pas inaugurimit..

Noizy reagoi në rrjete sociale duke thënë se i riu ishte rritur në shtëpinë e tij dhe e cilësoi aktin e tij si terrorist.