SYRI TV/ Vendimi i gjykatës në Elbasan, avokati Demir Çiftja: Mbetet e paqartë si u siguruan provat
Pas dhënies së masave nga Gjykata e Elbasanit për 45 anëtarët e arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja, ka thënë se do të bëhet ankimim.
Sipas tij ka patur vend për masë më të butë dhe se mbetet e paprovuar fakti se si janë siguruar provat.
Shpërndarja e të dënuarve do të jetë, 25 në paraburgimin e Bradasheshit, 4 në Tiranë dhe 6 në Burgun e Peqinit.