Pak minuta shi, kryeqyteti nën ujë, Berisha: Tirana e Lal Betonit përmbytet në çdo stinë të vitit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video në faqen e tij në facebook ku shikohet përmbytja e Tiranës pas vetëm pak minutave shi.

“Kryeqyteti i betonit, ndërtimeve pa kriter, kanalizimeve të shtruara si mos më keq, mungesës së hapësirave të gjelbërta dhe kanaleve kulluese, vihet në vështirësi të mëdha pikërisht nga keqmenaxhimi, vjedhjet dhe korrupsioni”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Mesazhi i plotë:

Miq, Tirana e Lal Betonit përmbytet në çdo stinë të vitit.

Kryeqyteti i betonit, ndërtimeve pa kriter, kanalizimeve të shtruara si mos më keq, mungesës së hapësirave të gjelbërta dhe kanaleve kulluese, vihet në vështirësi të mëdha pikërisht nga keqmenaxhimi, vjedhjet dhe korrupsioni.

Këto pamje janë pasqyrë e pangopësisë së Veliajt dhe shefit të tij, që shkatërrojnë dhe nuk ndërtojnë. Ata vënë interesin e tyre të parin, dhe kur Tirana përmbytet, fajin e ka moti jo Rama dhe Erion Betoni. #sb