Fllaka, virgjëresha e Adriatikut

Plazhi i Fllakës është ende një nga zonat e virgjëra të bregdetit të Adriatikut, i cili ndodhet vetëm 11 kilometra nga qyteti i Durrësit.

Fllaka është një fshat i vogël me një vijë bregdetare të mrekullueshme, me ujë të pastër, brez të gjerë rëre, kurorë të gjelbërt të pyllit me pisha, nga ku mund të shijohet një perëndim dielli magjik.

Laguna e Fllakës është habitat i jashtëzakonshëm për shumë shpendë shtegtarë dhe larmishmëri peshqish. Peshkimi është një mundësi që shumë familje të zonës të sigurojnë të ardhura përgjatë gjithë vitit.

Më poshtë Syri.net ju sjell një fotoreportazh nga mjeshtri i fotografisë, Felix Bilani.

Laguna e Fllakës ( sektori Rinia Durrës ) një zonë ku ndërthuret thjeshtësia me të bukurën.
 
Një pjesë e ligatinës në Fllakë ( sektori Rinia Durres )
Ligatina, në Fllakë, një pjesë ku natyra është akoma e pa prekur.
 
Fllakë. Peshkimi, përveç se sport, mënyrë jetese, në këtë lagunë të jep mundësinë edhe t'i shohësh në mënyrën se si kujdesen dhe mbarshtohen në kushte natyrale llojet e ndryshme të peshqëve.
 
Peshkatari. Në orët e para të mëngjesit kanali i madh që bën lidhjen e lagunës me detin është i mbushur më peshkatarë që gjuajnë për mbijetesën e tyre.
 
Fllakë. Kojliku i madh, haset shumë shpesh në këtë lagunë.
 
Fllakë. Çafka e bardhë është një nga shpendët e kësaj lagune e cila preferon të qëndrojë në qetësinë e një habitati akoma të pa prekur.
 
Fllakë/Peizazhe pa fjalë.
 
Fllakë. Një pjesë plazhi e rrethuar me gardh kallamishtesh. Duket se fenomeni që ka prekur gjithë bregdetin shqiptqar nuk ka mbetur pa prekur edhe Fllakën.
 
Fllakë. Një varkë peshkatarësh në orët e para të mëngjesit del në detin e gjerë për të peshkuar.
 
Fllakë. Reflektimi i pyllit halor në lagunë.
 
Fllakë. Pika ku ndahet laguna nga deti nga një ndërfutje e pyllit halor në mes.
 
Fllakë. Fillimi i bregut, fragment.