Deklaratat e Vuçiçit “Serbët janë të rrezikuar në Kosovë”/ Albin Kurti publikon raportin e Komitetit të Helsinkit: Vuçiç po disinformon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri dhe përplasjen me Serbinë, ku përmes një postimi në ‘Twitter’ ka shpërndarë raportin nga Komuniteti i Helsinkit ku thekson se presidenti serb po përhap propagandë.

Kurti thekson se presidenti Aleksandër Vuçiç po përhap propagandë duke u shprehur se serbët e Kosovës janë të rrezikuar.

Postimi i plotë:

Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Serbi 🇽🇰dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi.

[Capture]