Alan Arkin ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare

Alan Arkin, fitues i çmimit Oscar për filmin “Little Miss Sunshine” është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur djemtë e tij, Adam, Mattheë dhe Anthony.
 
Arkin ka dhënë një kontribut të madh në kinema dhe ka fituar çmimin Tony për performancën e tij në “Enter Laughing”, më pas, Drama Desk për regjinë e “Little Murders”.
 
Arkin drejtoi edhe versionin origjinal të “The Sunshine Boys” të Neil Simon.
 
Aktori ka fituar Oscar për filmin “Little Miss Sunshine”, si dhe është nominuar për  çmimet Emmy, Golden Globe dhe SAG.