E kryer/ Shihet si zëvendësues i Vlahovic, Juventusi prezanton djalin e legjendës së Milanit

Timothy Weah është lojtari më i ri i Juventusit.

Sulmuesi amerikan është goditja e parë e bardhezinjve këtë merkato vere, me 23-vjeçarin që pritet të zëvendësojë Dusan Vlahovic, i cili përflitet se do të largohet.

Timothy është djali i legjendës së Milanit, George Weah, i cili është futbollisti i vetëm afrikan që ka fituar “Topin e Artë”.