Emri/ Shiste lëndë narkotike dhe kanabis në plazh, arrestohet i riu nga Korça

Një 18-vjeçar është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në lokalet e plazhit të Golemit.

Sipas të dhënave, i arrestuari është Marsel Rusi, nga qyteti i Korçës.

Gjatë aksionit u sekuestrua një sasi e këtyre lëndëve narkotike, të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë dollarësh e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm