Dyqanet në disa qendra tregtare në periferi të Parisit, si dhe dyqani Apple në qendër të Strasburgut janë grabitur dje.

🚨🇫🇷 İsyancıların aşırı şiddeti nedeniyle, Fransız kolluk kuvvetleri durumla başa çıkmak için BRI gibi seçkin birimleri görevlendirdi. Son dakika #Nanterre #France #Banlieues #Paris #emeutes #Nahel #nael #Marseille https://t.co/mpnU1yL2NM

— Mustafa (@ESahincik) July 1, 2023

Më shumë se 80 arrestime u kryen në Marsejë (ku nuk mungojë dhuna nga ana e policisë), sipas Ministrisë së Brendshme, dhe "përforcime të rëndësishme" u dërguan pasi kryebashkiaku Benoit Payan i bëri thirrje qeverisë të dërgojë menjëherë forca shtesë policore.

Presidenti francez Emmanuel Macron u largua nga samiti i Bashkimit Europian në Bruksel më herët të premten për të marrë pjesë në një takim për krizën.

L'image du raid, autrefois considéré comme héros, se voit ternir après que le régime de Paris n'ait pas réussi à calmer les émeutes dans le pays. https://t.co/hhs1p1EcEl

— Lotfi Lotfi (@02lotfidz) July 1, 2023

Në të, ai u bëri thirrje prindërve që t'i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi dhe akuzoi mediat sociale se luajnë një "rol të rëndësishëm", duke thënë se dhuna organizohet në internet. Ai u kërkoi platformave të tilla si Snapchat dhe TikTok të heqin përmbajtje të ndjeshme.

🇫🇷 A bus depot is on fire in the suburbs of Paris (Aubervilliers). pic.twitter.com/mwusg82jOI

— Rajendran (@Rajendr67215893) July 1, 2023

Kujtojmë se trazirat shpërthyen në të gjithë vendin pasi Nahel M, 17-vjeçari me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga policia të martën gjatë një kontrolli në periferi të Parisit. Vdekja e tij, e kapur në video, rikujtoi ankesat e shumta për brutalitetin e policisë dhe racizmin.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/01/auto_Screenshot_51688198132.jpg", "width": 900, "height": 603 } }

Vazhdon kaosi në Francë: Mbi 470 qytetarë u arrestuan një natë më parë, 45,000 policë janë në rrugë

Protestat në të gjithë Francën për vrasjen e një 17-vjeçari nuk po ndalen dhe vetëm një natë më parë janë arrestuar mbi 470 persona, që me numrin e mëparshëm të arrestimeve ka shkuar në mbi 1500 qytetarë.

Rreth 45,000 oficerë policie, përfshirë forcat speciale, dolën në rrugë për t'iu përgjigjur trazirave në të gjithë vendin të premten mbrëma.

Megjithatë, raportimet tregojnë se Parisi ishin disi më i qetë mbrëmjen e djeshme se netët e mëparshme, ndërsa situata në qytetet e tjera të mëdha si Marseja dhe Lioni mbetet alarmante, me ndërtesa në flakë, automjete dhe dyqane të grabitura.